×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haziri i drejtohet Von Cromon: Çfarë dreqin ke me policë?!

    Insajderi
    28 May 2023 - 23:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kërkuar që kryetarët e zgjedhur të komunave veriore t’i kryejnë punët e tyre ditore pa policë e pa “liberatorë-ministra”, deri në arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Sa i përket ultimatumit të Listës Serbe, më 1 qershor kryetarët vazhdojnë punët ditore. Deri në një marrveshje, ata do të mbulojnë vakumin institucional pa legjitimitet por legal. Lind dielli prapë, punën e vazhdojnë në kafene. Ndërsa për disa ministra vizitorë, mos u sillni si liberatorë të serbëve të Kosovës në veri se jeni duke e dëmtuar shtetin, progresin e këtij vendi dhe partneritetin. Lejoni ata kryetarë legalë e pa legjimitet që të shkojnë në punë ditore pa policë e liberatorë-ministra, se jeni duke i dëmtuar në ditët e para të punës”, ka shkruar ai.

    Ndërsa eurodeputetës i reagon pas veprimit të saj me policët qe po ruanin komunën e Zveçanit duke i thënë se “Von Cromon, çfarë dreqin ke me policë?!”.

    Von Cromon, çfarë dreqin ke me policë?! Ata zbatojnë urdhra në zbatim të ligjit. Drejtohu te urdhërdhënësi. Zonja e vjetër, nëse s’e di, ai quhet Albin Kurti!”, shkruan Haziri

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark