Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk e sheh si befasi nëse Kosova shkon sërish në zgjedhje.
Vendi sipas tij vuan për stabilitet, diçka që siç thotë Haziri nuk e ka pasur prej shpalljes së Pavarësisë
“Nuk është befasi për një vend që për katër vjet ka pasë gjashtë palë zgjedhje. Ky vend ka vujtë për stabilitet, që prej shpalljes së Pavarësisë, nuk ka pasë stabilitet.”, ka thënë fillimisht ai në Kanal10.
Ai më tej, ka deklaruar se LDK-ja nuk po kërkon zgjedhje, por po kërkon përmbushjen e obligimeve.
“Opozita nuk është duke kërkuar zgjedhje, më falni, LDK-ja nuk është duke kërkuar zgjedhje, LDK-ja po kërkon përmbushje të obligimeve programore dhe qytetare”, ka thënë Haziri.