Haziri mburret me nxënësit e Gjilanit edhe pse MASHT-i ua anuloi testin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri mburret me nxënësit e Gjilanit edhe pse MASHT-i ua anuloi testin

    Insajderi
    31 May 2016 - 18:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kundërshtuar anulimin e testit të arritshmërisë në komunën e tij.

    Ai ka thënë se vendimi i Ministrisë së Arsimit është i paargumentuar, ndërkaq ka shtuar se vëzhguesit, administruesit dhe komisionerët nuk kanë gjetur asnjë vërejtje.

    “Organizatat e fuqishme ndërkombëtare po e vlerësojnë përditë arsimin në Gjilan si shembull për Kosovën. Nxënësit tanë po triumfojnë në çdo garë, në nivel Republike dhe po kualifikohen për gara ndërkombëtare”, është shprehur Haziri.

    Ai ka bërë thirrje ministrit Arsim Bajrami që ta “përmirësoj gabimin e vartësve të tij”. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark