×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haziri për Kurtin: Erdhi për të krijuar drama e më pas për t’u viktimizuar

    Insajderi
    04 October 2022 - 23:08

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se po dëshmohet që kryeministri Albin Kurti nuk është në qeveri për të qeverisur, por për të krijuar dramë e për t’u viktimizuar më pas.

    Ai ka hedhur akuza ndaj Kurtit, për siç ka shkruar ai, sjelljen e tij me qytetarët, duke e quajtur të ligë, idhnak dhe të padinjitet.

    “Përkitazi me situatën dramatike të krijuar nga kryeministri Kurti, po e përsëris statusin e para disa ditëve për krejt ata që nuk e kanë lexuar, me një koment shtesë pasi u dëshmua ajo që e kemi thënë vazhdimisht – Albin Kurti nuk ka ardhë me qeveris, por për me ba dramë dhe me u viktimizu më pas. Madje, këtë e bën me një lehtësi të padurueshme. Sa i ligë, idhnak e i padinjitet u tregua karshi qytetarëve, veçanërisht atyre që ia dhanë besimin më 14 shkurt. S’kanë me ta falë. Jemi gjallë!”, ka shkruar në rrjete sociale Haziri.

    “Çka do të lini ju pas, kush feston për një ngjarje tuajën dhe para kujt me dërgu lule?!”, ka pyetur Haziri.

    “Mësimi i kësaj klase politike që udhëheq me institucione duhet të jetë se Ne që shkaktuam procese e realizuam ëndrra, u mundësuam juve që 24 orë me më të dashurit tuaj, trup-rojet dhe sejmenët, të gjunjëzoheni para veprave tona, ikonave tona, varreve tona dhe të manifestoni me mjetet dhe mekanizmat që lamë trashëgimi. Dikush ka vdekur për këtë ditë, dikush është në burg e dikush në Kuvend të Republikës dhe institucione. Nuk jemi njëjtë! Mos harroni, duke ‘lëpirë’ eshtrat e etërve, dëshmorëve e të zhdukurve, nuk qeveriset. Te gjallët jetojnë për të dëshmuar! A po besoni tash?! Çka do të lini ju pas, kush feston për një ngjarje tuajën dhe para kujt me dërgu lule?! Republika, mbi te gjitha! Udhës për t’u bashkuar edhe më shumë!”, ka thënë ai në fund.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark