×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Haziri: ShBA kufizoi Kurtin, të njëjtën pritet ta bëjë edhe BE

    Insajderi
    21 February 2023 - 22:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtetet e Bashkuara kanë vendosur kufizime ndaj shumë zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të njëjtën mund ta bëjë edhe Bashkimin Evorpian, ka thënë Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, shkruan Insajderi.

    Edhe mostakimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinkenm në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Haziri e sheh në dritë të kësaj.

    “Nuk ka ndodh që prania e Kosovës në cdo konferencë ndërkombëtare që ka qenë, nëse delegacioni amerikan ka qenë aty e mos m’u taku”, ka thënë ai në Pressing, përcjell Insajderi.

    “Një numër i madh i zyrtarëve të partisë të shumicës është në kufizime edhe sot. Mund t’i aplikojë edhe BE’ja shumë shpejt, nëse s’kanë fillu me apliku për disa prej tyre. Një lloj kufizimi ka, injorimet në nivelet e larta, si konferenca e Mynihut, që nuk është hera e parë, është hera e dytë, Kurtin nuk e kanë takuar republikanët si administratë për shkak të një marrëveshje të transportit”, tha Lutfi Haziri./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark