Insajderi
Lajme

Haziri zbulon emrin që LDK-ja e propozoi për president në takimet me VV-në

Insajderi
14 October 2026 - 20:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haziri zbulon emrin që LDK-ja e propozoi për president në takimet me VV-në
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka zbuluar detaje nga takimet që partia e tij kishte zhvilluar me zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), të udhëhequr nga Albin Kurti, lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit.

I ftuar në emisionin “DPT te Fidani”, Haziri ka treguar se një nga emrat e propozuar nga LDK-ja gjatë këtyre takimeve për postin e presidentit ka qenë edhe aktivisti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Harry Bajraktari.

Haziri ka bërë të ditur se në diskutimet për presidentin janë përmendur disa emra, ndërsa shumica e tyre i përkisnin komunitetit akademik.

“Vetëvendosja i ka pasë diku 10 emra… kryesisht ka qenë komunitet akademik. Kena pas një shqiptaro-amerikan që ka qenë Harry Bajraktari, propozim i LDK-së…”, është shprehur Haziri në emisionin “DPT te Fidani”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark