Insajderi
Lajme

Haziri: Ismet Beqiri ia ka borxh një veturë LDK-së

Insajderi
07 March 2016 - 20:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas djegies së veturës zyrtare të LDK-së të hënën në Prishtinë, e cila përdorej nga deputeti Ismet Beqiri, ka reaguar edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, Haziri ka dënuar ashpër djegien e veturës së partisë së tij, po nuk ishte dakord me marrjen e veturës në shtëpi pasi sipas tij ai duhej ta linte atë në parkingun e LDK-së.

“Dua t’ia kujtoj Ismet Beqirit se vetura ka qenë dashur të jetë në parkingun e LDK-së, e jo në shtëpinë e tij. Nga sot, Ismet Beqiri ia ka borxh LDK-së një veturë të tipit Passat!”, ka shkruar kryetari i Gjilanit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark