Insajderi
Insporti

Hekuran Kryeziu merr detyrën e trajnerit tek U21-shat e Kosovës

Insajderi
26 November 2025 - 13:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hekuran Kryeziu merr detyrën e trajnerit tek U21-shat e Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se Afrim Tovërlani është liruar nga detyra e përzgjedhësit të Kombëtares U21. Sipas FFK-së, vendimi është marrë me kërkesë të vetë Tovërlanit dhe me marrëveshje të dyanshme, pasi ai do të marrë postin e kryetrajnerit te FC Prishtina.

FFK ka falënderuar Tovërlanin për angazhimin e tij, duke vlerësuar kontributin në zhvillimin e futbollistëve të rinj dhe punën profesionale në drejtimin e ekipit U21.

Ndërkohë, detyrën e përzgjedhësit të Kombëtares U21 do ta marrë Hekuran Kryeziu, i cili deri tani ka qenë ndihmës i Tovërlanit.

Me një karrierë të pasur si futbollist në nivel klubesh dhe me fanellën e Kosovës, Kryeziu pritet të vazhdojë punën së bashku me stafin aktual teknik, me synimin për të ruajtur vazhdimësinë e rezultateve pozitive dhe stabilitetin e ekipit.

“Me këtë rast, FFK u uron sukses të dy trajnerëve në sfidat e tyre të reja, teksa do të vazhdojë të ndjekë frymën e profesionalizmit dhe afrimit të ish-futbollistëve të Kombëtares në detyra të reja”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark