Hekuran Murati dhe dështimet- Si nuk arriti që për një vit ta përfundojë një konkurs për drejtor të ATK’së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Analiza

    Hekuran Murati dhe dështimet- Si nuk arriti që për një vit ta përfundojë një konkurs për drejtor të ATK’së

    Insajderi
    08 May 2025 - 14:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati, tash e fiks një vit s’ka arritur ta përmbyllë një konkurs të institucionit përgjegjës për mbledhjen e tatimeve dhe tatimin e të ardhurave, Administratës Tatimore të Kosovës (ATK). Gjegjësisht të drejtorit të ATK’së.

    ATK’ja më 8 maj të 2024-ës, me izën e Muratit hapi konkurs për drejtor të ATK’së, shkruan Insajderi.

    Konkursi që ishte mbyllur në qershor të vitit ët kaluar, drejtori ka mandat katërvjeçar, me mundësi vazhdimi edhe për një mandat, me vendim të kryeministrit, bazuar në performancën sipas rekomandimit nga ministri, pa zhvilluar procedurat e rekrutimit.

    Në krye të këtij institucioni po qëndron si ushtrues detyre i drejtor për më shumë se një vit Ilir Murtezaj, i cili veçse kishte kaluar të gjitha afatet ligjore kur ishte hapur konkursi.

    Ndonëse ligji parasheh që një institucion të mos mbahet për më shumë se gjashtë muaj me ushtrues detyre, ministri Murati që po citon vendime të Gjykatës Kushtetuese për të satën herë lidhur me votimin e fshehtë dhe pjesëmarrjen në votim në Kuvend, nuk duket se e ka fort problem ta tejkalojë ligjin në raste të tjera.

    Për më shumë se një vit, ministri Murati nuk duket se arriti ta bëjë çaren se kë ta vendos në krye të institucionit që mbledh tatimet. Megjithatë, Insajderi kishte raportuar se Mentor Hyseni, i afërt me partinë Lëvizja Vetëvendosje, përflitej se ishte afër rekrutimit si drejtor.

    Hyseni aktualisht është kryetar bordi në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP). Po qëndron në këtë pozitë edhe pasi që Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar.

    Asnjë person nuk mund të bëhet ose të mbetet Drejtor nëse: 6.1.është dënuar për kryerje të ndonjë vepre penale që ngërthen elemente të mashtrimit, pas një procedure përkatëse dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe Kosovare”, thuhet në ligji për AKP-në (nr. 04/L-034) versioni i fundit, ai i vitit 2018, tek neni 12, pika 6, që flet për përbërjen e bordit.

    LEXO EDHE:

    Gazeta Insajderi e kishte pyetur Agjencinë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, që ka për mandat dhënien e lejeve të sigurisë për pozitat e larta, sidomos në institucionet ligj-zbatuese siç është ATK-ja, për çështjen e Hysenit, por të njëjtit nuk iu janë përgjigjur asnjëherë në pyetjet e Insajderit.

    Edhe pse nuk ka pasur kumtime publike, është raportuar se në garë janë rreth 10 kandidatë. Në mesin e tyre është edhe Mentor Hyseni.

    Hyseni ishte intervistuar në këtë pozitë nga komisioni vlerësues.

    Organizata “Corrwatch”, që financohet nga Mbretëria e Bashkuar, e kishte akuzuar Ministrinë e Financave për mungesë të transparencës në procesin e rekrutimit për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të ATK.

    Në rastin e ATK-së, ‘CorrWatch’, ka kërkuar që t’i mundësohet rishikimi i aplikacioneve të kandidatëve por ministria ka ofruar qasje vetëm në një raport bazik të tyre, dhe nuk ka lejuar qasjen në dosjet e kandidatëve. Ndërsa sa i përket pozitës së Sekretarit të përgjithshëm në MFPT, ‘CorrWatch’ nuk është ftuar për ta monitoruar procesin”, thuhej në reagim e tyre.

    Murtezaj e udhëheqë ATK-në që nga viti 2019. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark