Hekuran Murati “nuk mbushet mend”, cakton për Kryeinspektor të punës njeriun që iu shpall i paligjshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hekuran Murati “nuk mbushet mend”, cakton për Kryeinspektor të punës njeriun që iu shpall i paligjshëm

    Insajderi
    02 June 2025 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një institucion i pavarur javë më parë e shpalli të paligjshëm Rizah Plakollin për Kryeinspektor të Punës. Pa e zbatuar këtë vendim fare, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati e ka emëruar edhe një herë këtë person, që është në të njëjtën kohë edhe dhëndri i Hysni Gucatit.

    Gazeta Insajderi

    Javë më parë Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK), një institucion i pavarur, nxori vendim që Rizah Plakolli ishte emëruar kundërligjshëm në postin e Kryeinspektorit të punës nga Ministri i Financave.

    Vendimi, për ta larguar atë nga karrigeje e pushtetshme e personit që duhet të mbikëqyr ligjshmërinë e punësimit dhe të drejtat e punëtoreve, nuk u zbatuar.

    Pa u bërë kjo, Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka nxjerrë edhe një vendim për të caktuar edhe një herë si ushtrues i detyrës së Kryeinspektorit.

    Edhe kësaj here, pavarësisht vendimit të KPMSHCK dhe mos-zbatimit të tij, Murati i Vetëvendosjes ka vet-vendosur që ta caktoi të njëjtin person në këtë pozitë. Rizah Plakolli është bashkëshorti i vajzës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

    Gazeta Insajderi ka raportuar në vazhdimësi për zhvillimet në këtë institucion, duke përfshirë këtu edhe komunikime të brendshme, ku i kërkohej Plakollit që të e lëshonte karrigen e Kryeinspektorit, por edhe ai si ish-Kryeinspektori, Hekuran Nikçi refuzonte.

    Nikçi madje nuk kishte zbatuar as Vendimin e Gjykatës së Apelit për paligjshmërinë e mbajtjes së postit, dhe qëndroi në atë pozitë derisa u arrestua nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për shpërdorim detyre.

    Lexo raportimet e Insajderit për këtë institucion:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark