31 studentë të konviktit në Gjakovë kanë kërkuar ndihmë në Spitalin “Isa Grezda” në këtë qytet, si pasojë e një helmimi.
Pesë prej të cilëve janë dërguar në Emergjencë për shkak të gjendjes më të rëndë shëndetësore.
Lajmin e ka konfirmuar Drejtori i Spitalit Rajonal në Gjakovë Ahmet Osmani i cili ka thënë se helmimi mund të jetë për shkak të ushqimit në konvikt.
“Studentët kanë të vjella dhe bark, nuk dihet ende saktë shkaku i helmimit, por mendohet se shkaktari mund të jetë ushqimi pasi që ndihmë kërkuan pas drekës në konvikt”, ka thënë Osmani për Klankosova.tv, njofton Insajderi.