×
  • Lajme
  • Insajderi

    Heqja e akcizës për produktet e naftës në Kosovë, Berjani: Nuk duhet ngucet buxheti!

    Insajderi
    13 March 2022 - 20:25

    Pas shtrenjtimit të naftës, partitë opozitare nisur nga LDK e pastaj PDK kanë kërkuar nga Qeveria të heq akcizën për tre muajt e ardhëm dhe të zvogëlojë apo largojë TVSh-në për naftën dhe derivatet e saj.

    Për këtë kërkesë të partitë opozitare ndaj Qeverisë për InDoks është deklaruar kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani.

    Bejrani është shprehur se nuk ‘duhet të ngucet buxheti i Kosovës”, teksa jep arsyet pse.

    “Besoj që naftarët nuk e kishin refuzu këtë ide po ma merr mendja se kjo ide nuk mund të zbatohet sepse buxheti i Kosovës është parashiku dhe kjo nuk mund të ndodh në Kosovë, nuk mund të krahasohemi me Kroacinë sepse ka buxhet dhe gjendje ekonomike ma të fortë. BE i ndihmon kjo krahasim Kosova me Kroacinë nuk mund të bëhet. Buxheti i Republikës së Kosovës nuk duhet të ngucet”, ka deklaruar ai.

    Sipas tij një iniciativë e tillë do të mirëpritej por, që janë skeptik që buxheti i Kosovës mund ta përballojë këtë lëvizje.

    “Ne e kishim mirëprit si Shoqatë e Naftarëve, krejt naftarët e kishim mirëprit mirëpo kjo sa është reale dhe a duhet të bëhet, a duhet ta kërkojmë këtë kjo është diçka tjetër. Unë mendoj që buxheti i Republikës së Kosovës është parashiku edhe me të hyrat e naftës ku me këtë sektor e mbulojmë 30%”, shton Berjani.

    Berjani i ftuar në InDoks të Gazetës Insajderi u deklarua po ashtu edhe për atë se kur pritet të ulen çmimet e derivateve në vend.

    “Atë moment kur ndalet lufta Ukrainë-Rusi, do të ketë zbritje të çmimit derisa të jetë kjo situatë e tensionuar, luftë, nuk do të ketë ulje çmimi”, ka thënë ai për InDoks.

    InDoks | Qeveri e dobët përballë mashtruesve të fortë – Dokumentari i plotë:

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark