Karantina na ka lejuar të provojmë aftësitë tona në trajtime të ndryshme të bukurisë, nga ngjyrosja e rrënjëve të dala në flokë deri tek përgatitja e maskave ushqyese të fytyrës dhe madje edhe prerjen e flokëve, përfshirë formimin dhe rregullimin e vetullave.
Vetullat janë një nga karakteristikat më të rëndësishme të fytyrës që kërkojnë vëmendje gati javore për të ruajtur formën, si dhe për të shmangur qimet e reja, transmeton Telegrafi.
Për ta pasur më të lehtë këtë proces ndiqni këshillat më poshtë:
Hapi 1
Përgatitni zonën duke hequr çdo pjesë grimi dhe duke pastruar plotësisht lëkurën. Nëse po planifikoni të largoni qimet në mes vetullave, mund të jetë një ide e mirë që të bëni ‘scrub’ një ditë më parë për të ndihmuar në shmangien rritjes së qimeve nën lëkurë.
Hapi 2
Deri më tani, opsioni më i mirë për t’u përdorur në zonën delikate të syve është dyllë në formë kremi, por ky lloj dylli kërkon pak më shumë përgatitje dhe pajisje sesa shiritat e dyllit të përgatitur paraprakisht. Me dyllin krem, do t’ju duhet një nxehës dylli për ta ngrohur atë, një shpatull druri për ta aplikuar dhe shirita për ta hequr atë, por për rezultatet në fund ia vlen përpjekja shtesë.
Përdorni shpatullën prej druri për të aplikuar një shtresë të hollë dylli në zonën që dëshironi të trajtoni, duke qenë e sigurt që do të shkoni në drejtim të rritjes së flokëve.
Pastaj, tërhiqeni lëkurën me një dorë (kjo do të ndihmojë në uljen e dhimbjes), dhe tërhiqni me dorën tjetër, duke e tërhequr kundër drejtimit të rritjes së flokëve.
Nëse përdorni shirita të përgatitur nga dylli, procesi është saktësisht i njëjtë, por do t’ju duhet të fërkoni shiritat së bashku midis pëllëmbëve tuaj për të ngrohur dyllin para aplikimit.
Hapi 3
Hiqni mbetjet e dyllit nga zona duke përdorur pak vaj të fytyrës dhe nëse ka mbetur ndonjë qime, largojini ato me piskatore.