Kryeministri Isa Mustafa ka reaguar ndaj tragjedisë që ka ndodhur në Kolovicë ku dy fëmijë kanë humbur jetën në një gropë të hapur nga kompanitë e ndërtimit që kanë funksionuar në Komunën e Prishtinës, pikërisht në kohën kur ka qenë kryetar i saj, duke thënë se ndjehet i prekur nga tragjedia.
Në telegramin ngushëllues të Isa Mustafës si kryeministër nuk përmendet fare fakti se kjo gropë është hapur në kohën sa ka qenë kryetar i Prishtinës.
“Ndjehemi thellësisht të prekur nga kjo humbje e madhe për ju dhe për tërë Kosovën. Me dhimbje dhe pikëllim të pamasë morëm lajmin tragjik të humbjes së jetës së dy fëmijëve Tuaj. Qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës përjetojnë sot një dhimbje të madhe dhe bashkëndjejnë me ju”, thuhet në telegramin e Musaftës për familjen.
Gërimet në Kolovicë, janë bërë qysh në kohën kur ka qenë Mustafa kryetar i Prishtinës, ku siç është parë nuk është ndërmarrë asnjë veprim për të ofruar sigurinë në vendin ku është hapur gropa.
Kryeministri nuk ka folur gjithashtu as për përgjegjësinë që Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka për mbrojtjen e ambientit ku përfshihen edhe gërmimet apo eksploatimet zhavorrit./Insajderi.com