Insajderi
Botë

Hetim i madh për mashtrim, arrestohet Federica Mogherini

Insajderi
02 December 2025 - 13:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hetim i madh për mashtrim, arrestohet Federica Mogherini
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Federica Mogherini është ndaluar në Bruksel në kuadër të një hetimi për mashtrim që ka përfshirë Kolegjin e Europës dhe Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të BE-së (SEAE). Lajmin e raportojnë mediat belge.

Mogherini është aktualisht rektore e Kolegjit të Europës dhe ka qenë Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme.

Sipas asaj që raporton ‘Le Soir’, gjatë ditës së sotme janë kryer kontrolle në shërbimin diplomatik të Bashkimit Europian në Bruksel dhe në disa ndërtesa të Kolegjit të Europës në Bruges.
Në total janë ndaluar tre persona: mes tyre edhe Mogherini.

Faktet e pretenduara i përkasin periudhës 2021–2022 dhe akuzat janë për mashtrim në dhënien e tenderëve publikë, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional.

Hetimi lidhet me dyshime për favoritizëm dhe mundësi të konkurrencës së pandershme në dhënien nga shërbimi diplomatik i BE-së, Kolegjit të Europës, të një programi nëntëmujor trajnimi të destinuar për diplomatët e ardhshëm europianë, Akademia Diplomatike e Bashkimit Europian.

Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë “nëse Kolegji i Europës ose përfaqësuesit e tij janë informuar paraprakisht për kriteret e përzgjedhjes” në kuadër të procedurës së tenderimit të hapur nga shërbimi diplomatik i BE-së për një program trajnimi.=


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark