×
  • Lajme
  • Insajderi

    Hetimet mbi vrasjen e Nysret Cenës – Prokuroria jep detaje për Insajderin

    Insajderi
    01 February 2023 - 14:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rreth një jave më parë, ish – ushtari i UÇK’së Nysret Cena u ekzekutua me breshëri plumbash në mesnatë derisa po udhëtonte I vetëm ne veturën e tij në magjistralen Kaçanik- Ferizaj.

    Ai mbeti i vrarë ne vend. Ndërsa vetura nga e cila dyshohet se erdhën plumbat u gjet e djegur disa kolometra larg vendit të krimit. Edhe pse rasti është duke u hetuar, deri me tani nuk është asnjë i dyshuar si autor krimit.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj kishte nisur hetimet në mënyre intensive sipas kryeprokurorit, Shukri Jashari.

    Por, të kontaktuar të mërkurën nga Gazeta Insajderi, thuhet se hetimet janë duke vazhduar.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke i ndërmarrë gjitha veprimet hetimore karshi këtij rasti, në mënyrë që të zbardhet në tërësi kjo çështje” ka thënë zyra për media për Insajderin.

    Lidhur me këtë rast, Gazeta Insajderi kishte siguruar ekskluzivisht videon nga momenti kur shihet vetura e Cenës duke devijuar nga rruga pas atentatit ndaj tij.

    VIDEO:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark