Insajderi
Lajme

Hetimet për drogë në Stamboll, arrestohet këngëtarja e njohur dhe aktori turk

Insajderi
13 January 2026 - 11:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hetimet për drogë në Stamboll, arrestohet këngëtarja e njohur dhe aktori turk
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në kuadër të një hetimi për drogën që po zhvillohet në Stamboll, u arrestuan aktori turk Oktay Kaynarca dhe këngëtarja Emel Müftüoğlu.

Hetimi për drogë që po zhvillohet nga Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit është duke vazhduar.

“Si pjesë e hetimit të drogës që synon personazhe të famshëm, të kryer nga Zyra e Hetimit të Kontrabandës, Narkotikëve dhe Krimeve Ekonomike të Zyrës së Kryeprokurorit Publik të Stambollit, Oktay Kaynarca, Emel Müftüoğlu, Neda Şahin, Ali Sert, Rabia Karataş dhe Selen Çetinkaya janë ndaluar me dyshimin për kryerjen e një ose më shumë prej krimeve të mëposhtme: posedim i narkotikëve ose stimuluesve për përdorim personal, lehtësim i përdorimit të drogës, nxitje e dikujt për prostitucion, lehtësim i prostitucioni” thuhet në njoftimin e zyrës së kryeprokurorit turk.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark