×
  • Lajme
  • Insajderi

    Hetimi i veçantë për rastin “Toka”, InDoks sjell detajet të saj

    Insajderi
    24 April 2022 - 21:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në rastin “Toka”, në të kaluarën ishin mbajtur disa seanca të mundësisë së veçantë hetuese ndaj ish – deputetit Azem Syla dhe 49 personave të tjerë.

    Derisa po kryhej hetimi për rastin “Toka”, EULEX-i kishte zhvilluar edhe një procedurë hetimi të veçantë, larg syve të publikut. Aty do të fliste një dëshmitar i mbrojtur. InDoks ka siguruar dosjen e këtij hetimi dhe transkriptet e dëshmisë.

    Në fakt, ky hetim i veçantë dhe dëshmia e dëshmitarit të mbrojtur do të bëheshin më vonë pjesë themelore e aktakuzës.

    Në këtë dëshmi, pos rastit “Toka”, një gjë tjetër bie në sy. Dëshmitari flet për para të luftës, për fondin ‘Vendlindja thërret’.

    Dëshmitari i mbrojtur në këto transkripte përmend Shpresim Ukën, një bashkakuzuar me Azem Sylën. Dëshmitari deklaron që Uka ti ketë thënë që në së paku dy raste ai kishte sjellë para nga Zvicra në Kosovë dhe i dërgoi në Shtabin e Përgjithshëm. Azem Syla për një kohë ka qenë Shef i këtij Shtabi.

    Në një rast ishin sjell mbi 700 mijë marka dhe në një rast tjetër mbi 160 mijë marka të tjera. Dëshmitari kishte nxjerr edhe dokumente nga faqja e Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut që kishte evidentuar diçka tjetër me rastet në fjalë dhe ia kishte dhënë Prokurorit Maurizio Salustro.

    Dëshmitari tutje do të tregonte se në lidhje me këto para forcat serbe do të ndalonin autobusin që me të cilat ishin nisur që të vinin këto para dhe do të i konfiskonin ato. Bashkë me paratë u ndalua edhe një i afërm i Azem Sylës e shoferi i autobusit. Dëshmitari i kishte thënë EULEX-it se i afërmi i Azem Sylës që u ndalua nga serbët, ende figuron i zhdukur derisa shoferi i autobusit ishte liruar.

    Nuk dihet në publik se a është hetuar ky rast, pasi që i njëjti nuk është përmendur në aktakuzë.

    Po për para të luftës, dyshime kundrejt Azem Sylës vite më parë kishte hedhur edhe një anëtarë i familjes Jashari. Rifat Jashari ka përmendur në publik shkarazi një rast, por pa e sqaruar as ai deri në fund.

    “Unë sot për besë të Zotit nuk e njoh atë individ. Ai ka sjell ato (paratë), kanë shkuar këta, armët janë blerë, ardhë nuk janë, këto mund ti dije Azem Syla, Rexhep Selimi e shumë shumë të tjerë. Ti e di që kemi qenë me Azemin (Sylën) dhe e kemi bërë aty një bisedë, në dhomën time. Ai thoshte që ia ka dërguar Rexhepit (Selimit), Rexhepi thotë diçka tjetër, por më në fund ato nuk kanë ardhur. Ku janë mbetur, ku kanë shkuar, më nuk jam marrë me atë punë, se e pashë që nuk ia vlente që të hyjmë në ato gjëra, lufta përfundoi”.

    Lufta përfundoi. Azem Syla më nuk do të ndiqte karrierë ushtarake. Nuk do të bëhej pjesë e TMK-së. Sipas aktakuzës që tashmë po sjellët nëpër gjykata, ai do të hynte në biznesin e pronave.

    Kjo është zona të cilës ia kishte vënë syrin grupi i Azem Sylës, sipas Prokurorisë. Në këtë zonë janë edhe pronat për të cilët ata po gjykohen. Është zona e Çagllavicës, dikur nën komunën e Prishtinës, tash nën atë të Graçanicës.

    E për dyshimet që këtu u keqpërdoren dokumente e edhe u falsifikuan ato për të bërë tregti me toka, ishin akuzuar njerëz të sistemit të drejtësisë.

    InDoks | Tokat e Dajës – Gjykimi që shpërfaq dështimet e Drejtësisë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark