×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Hiç nuk kam të qejf por të respektojë” – mësuesja i kthehet ashpër Jasharajt, kërkon kthimin në bankat shkollore

    Insajderi
    05 September 2022 - 11:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mësuesja e shkollës fillore “Ismail Qemali”, Refiqe Hamiti ka kërkuar nga Këshillit Grevist i BSPK-së në krye me Rrahman Jasharajn ndalimin e grevës, shkruan Insajderi.

    Ajo ka kërkuar që Jasharaj të tregohet më ‘patriotë’ dhe t’i kthejë mësuesit nëpër shkolla.

    Mes tjerash ajo i tha Jasharajt që “Hiç nuk të kam në qejf” por që po kërkon nga ai t’ua kthejë siç u shpreh ajo dinjitetin.  

    “Unë jam mësuesja Refiqe Hamiti, me përvojë pune 30 vjet në arsim. Kam kalu sfida të ndryshme. Atë çka po du me thënë po e them me tri konceptime, në qoftë se ke humbur para ke humbur pak, në qoftë se ke humbur shëndetin ke humbur shumë, në qoftë se ke humb dritën, arsimimin e një gjenerate ke humbur të gjitha. Ne me këtë 1 shtatorin jemi duke humbur dritën dhe arsimin e gjeneratës të cilën ne jemi të dedikuar, të punësuar, të thirrur me mbajë mësimin. Po ju dëgjojmë edhe pse unë vet kam qenë kundër kësaj greve dhe pse unë më vjen keq që më duhet me shpreh por po du me ta shprehë në prezencë, hiç nuk të kam qejf por po të respektojë. Po ta respektojë moshën, dinjitetin, dhe kam ngritë zërin për njollosjen kombëtare që tu ka bërë”, tha mësuesja.

    Ajo tregonte se si e ka mbrojtur Jasharajn edhe gjatë kohës sa ka qenë edhe gazetare.

    “Jam e vetmja gazetare (mësuesja) në mënyrë shumë direkte në të gjitha mediat botërore duke filluar nga Neë York Time tek institucioni për luftë dhe paqe në Ballkan që ta kam mbrojte dinjitetin. Të lutem kryetar i Sindikatës së Kosovës mbrona edhe ti sot identitetin sepse jemi duke humbur shumë. Jemi duke e humbë njerëzoren. Kurgjo spo të kërkojë më shumë. Vec jemi duke e humbur njerëzoren. Sepse, ju  është e pamundur me ju shti në një tavolinë, në një dhomë dhe me gjetë nëj dialog të mirëfilltë për me ardhe në një përfundim të mirëfilltë. Nuk ka shanse unë jam duke iu përcjell që 20 vjet. Nuk ka shanse, sepse të dy palët keni inate. Keni thënë në media po shkojmë po e pyesim anëtarësinë, shumë u gëzova kur e mora vesh që jeni ardhë. në qoftë se me pyet a po don me u kthy në mësim unë jam ajo që do të them po”, tha ajo.  

     Sipas saj paraja nuk është mbi njerëzoren.

    “Merre një vendim. Bëhu më patriot se patriotët që po thirren dhe kthena në bankat shkollore, të dalim para nxënësve, kthena dinjitetin tonë sepse paraja nuk është hiç kurgjo, nuk është mbi natyrorja, jam për me pas rrogë se me të 20-in po mbesë pa para, por dua të na kthehet dinjiteti”, ka deklaruar ajo përcjell Insajderi.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark