Analisti Ylli Hoxha ka lëshuar studion e debatit Plus në TV DukagjinI, shkaku i përplasjes me Asdren Shalën e PSD-së.
Në debatin rreth statusit të Faton Kliankut, Shala i PSD-së ka thënë se ekziston një frymë anti-UÇK në vend.
Në një moment duke polemizuar ne analistin Ylli Hoxha, ky i fundit ka lëshuar studion pasi Shala tha se ‘Veton Surroi ka qenë person që i ka shërbyer Jugosllavisë’.
Madje, ata kanë përdorur edhe terme dehumanizuese ndaj njëri-tjetrit, si gomar.
“Mos fol palidhje, turp duhet me të ardhë” – i tha Hoxha Shalës, ndërsa pas kësaj përplasje, që nisi për shkak të kritikave të Shalës ndaj Veton Surroit, Hoxha e lëshoi studion e emisionit.
“Hiçma këtë gomar” – deklaroi Hoxha teksa dilte nga emisioni.