×
  • Lajme
  • Lajme

    Hill: Të përshpejtohet dialgou, toni mes palëve nuk është i mirë

    Insajderi
    04 May 2023 - 12:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka vlerësuar se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përshpejtohet dhe çështja “kosovaro-serbe” duhet të zgjidhet.

    Hill tha se kjo është një nga çështjet më të rëndësishme në rajon, të cilës duhet t’i jepet një zgjidhje.

    “Është një nga çështjet më të rëndësishme në rajon që duhet zgjidhur. Është një pyetje e vështirë dhe toni mes dy palëve nuk është i mirë. Dialogu duhet të përshpejtohet”, tha Hill.

    Ambasadori amerikan, i cili mori pjesë në konferencën “Sfidat e sigurisë rajonale dhe ngjarjet e fundit në vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha se ai ka pikëpamjen e tij se si duhet të bëhen këto gjëra, por se ai me të vërtetë i respekton njerëzit që udhëheqin procesin.

    “Josep Borrell, Miroslav Lajçak, njeriu ynë Escobar, japin gjithçka që munden, por është një pyetje shumë e vështirë që lidhet me historinë, me luftën. Nuk është e lehtë, por duhet ta bëjnë”, tha ambasadori amerikan në Serbi.

    Ai konsideron se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe njohja e dokumenteve të Kosovës janë çështjet kryesore të hapura në atë proces, por përkundër vështirësive të dukshme në dialog, ai thotë se është optimist sepse “të paktën ka bisedime në mes të palëve.

    Hill vlerëson se iniciativa rajonale “Ballkani i Hapur” mund të ndihmojë në uljen e tensioneve dhe thotë se nuk ka dyshim se zgjatja e tensioneve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të jetë e dëmshme për rajonin, gjë që, siç theksoi ai, mund ta shfrytëzojnë “lojtarët” e tjerë.

    Kujtojmë se takimi i fundit i nivelit të lartë Kurti-Vuçiq u zhvillua të martën në Bruksel, nga ku u arrit pajtueshmëri për Deklaratën mbi të Zhdukurit mirëpo pati kundërshtime në raport me draft-statutin për Asociacionin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark