×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hisen Berisha reagon ashpër për fyerjet ndaj Ganimete Musliut

    Insajderi
    04 March 2023 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka reaguar ashpër pas fyerjeve e linçimeve ndaj deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut veç pse kjo e fundit pati një diskutim të fortë me kryeministrin Kurti në seancën e Kuvendit.

    Në një postim në Facebook, Berisha tha se qasja në këtë lloj forme nga militantë të VV-së, është racizëm i hapur dhe gjuhë e urrejtjes.

    “Në publik, nga persona me emër e mbiemër u shfaqë racizëm i hapur dhe gjuhë e urrejtjes e siç e cilësojnë mazhoranca parlamentare e LVV, “gjuhë seksiste”, çka ndalohet me ligj”, ka shkruar ai.

    Madje, Berisha shtroi një pyetje goxha serioze: “A ka ardhë koha të vetëmbrohemi?”, pa specifikuar se në çfarë forme po e mendon këtë lloj vetëmbrojtje.

    Postimi i plotë i Berishës:

    Në kuvendin e Republikës së Kosovës, deputetja e tha fjalën e saj.

    Në publik, nga persona me emër e mbiemër u shfaqë racizëm i hapur dhe gjuhë e urrejtjes e siç e cilësojnë mazhoranca parlamentare e LVV, “gjuhë seksiste”, çka ndalohet me ligj.

    Shtroj pyetjen si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës: a ka ardhë koha të vetëmbrohemi?

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark