12:27 - 21 Shtator 2022

Ishte në koma pas aksidentit me veturë, 14-vjeçari zgjohet nga koma pas trajtimit falas në spital.

Vili Iljov qëndroi për 40 ditë në koma, në gjendje të rrezikshme për jetën, pasi pësoi një aksident të rëndë automobilistik.

Gjendja klinike e djaloshit nga Shkupi, tash është më e mirë falë trajtimit spitalor falas në Klinikën “Zhan Mitrev” për dy javë me radhë. Pas trajtimit nga ekipi i mjekëve specialist, infermierëve e fizioterapistëve, Iljov tashmë ai është liruar për në shtëpi, duke arritur rezultate të mëdha në përmirësimin e pamjes klinike.

Por, historia e trajtimit të tij në “Zhan Mitrev” është e jashtëzakonshme. 14-vjeçi Iljov, u pranua në klinikë për t’u trajtuar falas, pas apeleve për ndihmë dhe pamundësisë së familjes për të paguar trajtimin e djalit të tyre.

Dy ditë pasi u pranua në spital, ai u zgjua nga koma dhe filloi të përmirësohej. Iljov u soll në gjendje shumë të rëndë në “Zhan Mitrev”, duke qenë në koma me infeksione dhe dekubit dhe pas trajtimit të për më shumë se një muaj në një institucion tjetër shëndetësor, e ku u përpoqën të riparonin dëmtimet e rënda të kokës dhe këmbës. E pas 2 jave trajtimi pa pagesë, Vili u lirua nga spitalit për në shtëpi, e ku do të vazhdojë të shijojë jetën, bashkë me të dashurit e tij.

Një lajm i tillë, e ka gëzuar edhe vetë spitalin klinik “Zhan Mitrev”.

“Si klinikë që punon me përkushtim maksimal për të shpëtuar jetë njerëzish, jemi vërtetë të lumtur dhe veçanërisht krenarë që sot i riu Vili po kthehet në Shtip, por sigurisht me rekomandim për trajtim të mëtejshëm dhe rehabilitim në një institucion të përshtatshëm mjekësor të specializuar përsa i përket lëndimeve ortopedike, trajtim i cili do të ketë për qëllim shërimin e tij të plotë dhe të ketë një jetë normale përpara tij.”, theksojnë nga ky spital.