Historia e dhimbshme e kinezit të vetëm që ka luajtur te United - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Historia e dhimbshme e kinezit të vetëm që ka luajtur te United

    Insajderi
    05 November 2016 - 21:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tifozët e Manchester United të cilët mbajnë mend Dong Fangzhou mund ta cilësojnë si një prodhim marketingu që merr frymë. Ai u bë pari kinez te Djajtë e Kuq. Ai ishte çelësi i afrimit të tregut të ri të tifozëve.

    Kjo strategji funksionoi për një periudhë. Fangzhou ishte vetëm 18 vjeç kur u transferua te United. Tifozët kinezë ishin të ekzaltuar. Gjithsesi, katër vite më vonë, Fangzhou kishte kryer vetëm një ndeshje në Premier League.

    Dhe ajo ishte një ndeshje që nuk vlente për asgjë kundër Chelsea, pasi United e kishte siguruar titullin kampion. Gjërat nuk shkuan mirë për të edhe kur u largua, njofton Telesport.

    Ai kishte një karrierë bohemi, duke vuajtur për të gjetur minuta, pa llogaritur golat.

    kineyi

    Ndër gjashtë klubet ku do të shkonte Fangzhou ishte edhe Legia Warsaw, ekipi polak që u ndesh me Real Madrid javë e kaluar në Champions League. Si kudo tjetër, gjërat nuk shkuan mirë për të në Poloni dhe Fangzhou vendosi të varte këpucët në gozhdë në vitin 2014 në 30 vjetorin e tij.

    Marca na ka mundësuar të rejat e fundit mbi të. Kohët e fundit sulmuesi, i cili la futbollin përpara se të bëhej 30 vjeç, u shfaq në një emision televiziv kinez në kërkim të një identiteti të ri, fizikisht dhe mendërisht, teksa iu nënshtrua operacionit plastik për të ndalur talljen që duhet të duronte për shkak të dështimit të tij në futboll.

    Shihni Fangzhou para, dhe pas operacionit në foton më poshtë:

    kinezi

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark