Historia e familjes Dehari: Kthimi nga Zvicra për të kontribuar në Kosovë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Historia e familjes Dehari: Kthimi nga Zvicra për të kontribuar në Kosovë

    Insajderi
    06 November 2016 - 14:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të shtunën në rrethana ende të paqarta ka ndërruar jetë, Astrit Dehari, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

    Por, dy vjet më parë, edhe vëllai i tij, Arbënor Dehari, kishte vdekur në rrethana mjaft të dyshimta. Ai kishte rënë nga kati i gjashtë i banesës. Edhe Arbënori ishte anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe sekretar teknik.

    Në një film dokumentar të punuar me rastin e dyvjetorit të pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2010, tregohen se si nga Zvicra kishin ardhur për të jetuar në Kosovë.

    Në këtë dokumentar flasin Avni Dehari dhe dy djemtë e tij, tashmë të ndjerë, Arbënor Dehari dhe Astrit Dehari, shkruan Albinfo.

    Familja Dehari është kthyer për të jetuar në Kosovë nga Zvicra me 1999, e kryefamiljari Avni Dehari është veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, poet dhe ish-kryeredaktor në “Zëri i Kosovës”.

    Arbënori atëherë thoshte se dallimi në mes të jetës në Zvicër është shumë i madh.

    “Dallimi në mes të jetës në Zvicër është shumë i madh, nëse dëshirojmë ta bëjmë krahasimin në aspektin e kushteve të jetesës, por nëse ne të rinjtë nuk punojmë këtu për të ndërtuar shtetin, kush duhet ta bëjë”, ishte shprehur ndër të tjera në këtë dokumentar, Arbnor Dehari.

    Edhe vëllai i tij, Astriti, ishte shprehur se nuk mund të paramendojë të jetojë në Zvicër, përveç në vizitë apo për pushime që thotë se mund ti kalonte atje.

    Arbnor Dehari, i cili ishte Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, vdiq para dy vitesh, më 4 qershor të 2014-ës, ndërsa vëllai i tij, Astriti, vdiq të shtunen pasdite në Prizren. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark