×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Historia e Kalasë së Artanës

    Insajderi
    08 February 2022 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kalaja e Artanes ose Kalaja e Novobërdes është një monument i lashtë historik.

    Kalaja ndodhet ndërmjet Përlepnicës dhe Krivarekes dhe është një kala mesjetare e tipit fortifikatë. Ndodhet rreth 40km në lindje të Prishtinës. Ajo daton në shekullin e 14-të, këtë e dëshmojnë gjetjet arkeologjike si dhe dokumentet.

    Kalaja ka pozitë strategjike, kjo e ka bërë këtë kala të jetë si pikë e rëndësishme në kohën e perandorive për pushtime teritoriale.

    Ky vend ka marrë emra të ndryshem, fillimisht në gjuhen latine Novos mons, pastaj në gjuhen Italiane Novo monte ose Monte nova, më pas gjuhën Sase ose Gjermane Nove berge. Ndërsa nga pushtimi osman Jeni berdo dhe shumë emra të tjerë, nga sllavet quhet Novoberdo, ndersa nga vendasit Artana.

    Ajo që e bën këtë vend më të veçant është fakti se ishte i ndërtuar mbi rezervat e arit e të argjendit dhe nga të ardhurat e fituara nga eksploatimi i këtyre metaleve.

    Në kohët më të mira të eksploatimit të minierave, ky qytet ka nxjerrur rreth 700kg ari të pastër, 6000 kg argjend në vitë dhe ka prodhuar deri në 200kg mijë dukatë.

    Kjo pasuri marramendëse e bënte Novobërdën një ndër vendet më të pasura në rajon, si dhe një ndër vendet më të lakmuara. Për këtë ari ishin të interesuar serbët, splitasit, ragozanet, kotorasit dhe venecianët, e në masë të konsiderueshme edhe otomanët.

    Duke marrë parasysh famën e këtij qyteti dhe arritjet e tij, në mesjetë e ndoshta edhe më herët beteja për të zhvillohet edhe sot, ndonëse në një rrafsh më të civilizuar, rrafshin shkencorë. Historianët serb pretendojnë se ky qytet është ndërtuar nga mbretërit e tyre, ndërsa shkenctarët shqipëtar punojnë për ta argumentuar të kundërtën.

    Novobërda ka qenë e ranguar lartë në top listën e historianëve serb, që vazhdimisht kanë bërë germime e hulumtime në kala si dhe rreth saj, por në këto gërmime arkiologet dhe historianët shqiptarë nuk kishin qasje gjatë sundimeve të jugosllavisë komuniste.

    Gjurmimet e para në Novobërd kanë filluar në vitin 1953, ato janë udhëhequr nga ekipet të cilat kanë ardhur nga Beogradi në bashkpunim me muzeun e Kosovës.

    Fatkeqësisht edhe pse ishin gërmime shumëvjeçare si dhe shumë të rëndësishme për zbulimin e qytetit mesjetar ato zbulime nuk u publikuan asnjëher nga ta.

    Fatkeqësia e këtyre gjetjeve është se ato janë dërguar në Beograd dhe ne nuk dimë për to.

    Me gjithë legjendat dhe historitë e lavdishme, e kaluara e Novobërdës ende nuk është qartësuarë në tërësi, puna e historianëve dhe arkiologëve vetëm sa ka filluar në zbulimin e madhështisë së këtij qyteti të artë.

    Zbulimi i tërësishëm i gërmadhave të kalas dhe restaurimi i saj, bashkë me periferinë e qyteti, kishat, rrugët dhe minjerat do ta shëndrronte këtë vendë në magnet të kurreshtarëve të historisë.

    Gazeta Insajderi ka shkruar për ndalimin e renovimeve të Kalasë së Novobërdes

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mbështet plotësisht Vendimin e Institutit të Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve përmes të cilit Vendim ka ndërprerë të gjitha punimet në Kalanë e Novobërdës. Punime këto të iniciuara së fundi si rezultat i dëmtimeve në muret e Kalasë gjatë muajit mars 2019. Me gjithë angazhimet dhe konsultimet e deri tanishme, dëmtimet janë evidente edhe në këtë periudhe dhe për këtë arsye Instituti i Kosovës për Mbrojtje te Monumenteve- institucion përgjegjës ka ndaluar punimet.

    Në këtë kuadër, ne kemi përcjellë shqetësimin dhe kërkesën në Zyrën e BE-së që të shqyrtojë të gjitha mundësitë  ligjore për ndërmarrjen e masave të domosdoshme,  meqë janë nënshkrues të marrëveshjes me UNESCO-n. Kompania e cila zbaton punimet është e përzgjedhur nga UNESCO prandaj presim që të njëjtit të marrin përgjegjësitë ligjore.

    Punimet nuk do te lejohen të vazhdojnë deri në pranimin e raportit të detajuar të cilin e presim jo më larg se deri në fillim të javës së ardhshme. Në të kundërtën, marrë në konsideratë gjendjen e krijuar përfshirë këtu dhe rrethana tjera të sigurisë së monumentit, jemi të obliguar të ndërmarrim veprime tjera në konsolidim të gjendjes dhe në koordinim me institucionet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore dhe te tjera relevante.

    Ministri Kujtim Gashi u shpreh se mbështet vendimin e IKMM-së dhe ka vlerësuar se është ky hap është më i duhuri për ta ruajtur dhe mos dëmtuar më tej një objekt jashtëzakonisht të rëndësishëm siç është Kalaja e Novobërdës.

    Gjithashtu edhe për rejën e numrit të vizitorëve

    ka disa muajj që Kalaja e Novobërdës po qëndron e mbyllur për vizitorë.

    Kjo për shkak të rrezikut nga shembja e mureve të kalasë, të cilat janë të vjetra dhe të punuara keq.

    Disa vizitorë që po qëndronin në Novobërdë për herë të parë thanë se janë të zhgënjyer që nuk mund të hynin brenda monumentit historik.

    Ata, madje, drejtuan edhe kritika ndaj institucioneve përgjegjëse, për mosmonitorim të punimeve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark