20:20 - 08 Maj 2022

Nevenka Tromp që ka qenë udhëheqëse e ekipit të hulumtuesve në Tribunalin e Hagës për Krime Luftë në Ish-Jugosllavi dhe aktualisht ligjëruese në Universitetin e Amsterdamit ka folur në InDoks për Dick Martyn, njeriun që e provokoi krijimin e Gjykatës Speciale.

Tromp komentet e saj i dha derisa u pyet për gjykimin që po iu bëhet ish-figurave kyçe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale në Hagë.

Ajo përmendin pjesën e mos transparencës në këtë proces dhe ish-kolegen e Martyt, Karla Del Ponten. 

Gjithçka që asocion dhe lidhet me këtë histori është thjesht jo transparente dhe pasi të mos kesh transparencë që në fillim, mund të presësh që ka kaq shumë histori të egra që lidhen me të, dhe pse po thosha se nuk ka pasur kurrë transparencë për Dick Martyn për Këshillin e Evropës, ne e dimë se e gjithë historia është kaq e ftohtë dhe është paraqitur në Tribunalin e Jugosllavisë në vitin 2003, përndjekja dhe hetuesit nuk kishin leje për të vazhduar hetimin sepse këto pretendime u gjetën më pak, nuk kishte asnjë bazë për to dhe pastaj papritmas vjen, merr detyrën nga ish-kolegja e tij Karla Del Ponte dhe shkon direkt në Këshillin e Evropës i vetmi institucion evropian kur këto histori të egra mund të ishin në axhendë zyrtare sepse ne e dimë se është një prezantues i Federatës Ruse dhe Serbisë”.

“Dhe kjo histori po demonizon liderët e Kosovës dhe popullin e Kosovës të gjithë së bashku sepse historia është e tmerrshme dhe mungesa e transparencës është edhe në raportin e tij”, ka thënë hulumtuesja për InDoks.

Nevenka Tromp, komentoi edhe deklarimet e Dick Martit, të ditëve më parë se paskan dashur që ta vriste një institucion i Serbisë e t’ua linte fajin shqiptarëve.

Këto deklarime ajo i sheh si tendencë për të vazhduar tregimi i shtet serb, për siç e quan ajo: demonizimin e shqiptarëve të Kosovës.

“Serbia i dërgoi këto narrativa në botë dhe me këto narrativa arriti shumë, sepse në opinionin publik ekziston një mendim “shqiptarët e Kosovës nuk janë njerëz të mirë” që mjafton për të përballuar luftën e kosovarëve për t’u çliruar nga regjimi i Serbisë. Narrativa strategjike e Serbisë është që të mbajë kulmin e kësaj historie pavarësisht  faktit se është shtet i lirë. Serbia dëshiron që kjo histori të vazhdojë dhe të vazhdojë si një histori publike dhe nëse shikoni në këto perspektiva mund të shihni gjithashtu se ekziston një aluzion se serbët janë pas Dick Marty-t dhe jo kosovarët dhe unë jam shumë e ndërgjegjshme për të diskutuar motivimet rreth Dick Marty-t, Dick Marty po ashtu sepse si e shihni e gjithë historia po e eliminon atë tani si një person potencial që mbron gjërat”, tha ajo.

Theksojmë se deri tash nga Gjykata Speciale në Hagë janë ngritur 4 aktakuza. Disa janë në proces gjykimi, e aktakuza me më shumë peshë deri tash, ajo kundër ish-Presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryepralmentarit, Kadri Veseli, Ish-Zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi e ish-Shefit të deputetëve të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi është ende në faza përgatitore.

Çdo kërkesë e tyre për ti liruar nga paraburgimi është refuzuar.

Dokumentari i plotë InDoks | Gjykata anti-UÇK: