Historia e padisë së Devollëve ndaj “Telekomit të Kosovës” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Historia e padisë së Devollëve ndaj “Telekomit të Kosovës”

    Insajderi
    20 December 2016 - 20:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të hënën Blerim Devolli, pronar i kompanisë  kompanisë  Z-mobile ka fituar në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit rreth 30 milionë euro nga Telekomi i Kosovës.

    Por e tërë kjo ka një histori të gjatë mbrapa.

    Në janar të vititi 2016 avokatët e kompanisë gjermane “Schonherr”, kanë dorëzuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit në emër të kompanisë Dardafone.net, një padi kundër “Telekomit të Kosovës”.

    Aty kërkohej dëmshpërblim prej 44 milionë eurosh dhe interesi për dëmet e pretenduara që i janë shkaktuar Z-mobile emri tregtar i Dardafone.net pronë e Blerim Devollit, gjatë periudhës 2011-2014.

    Përveq kësaj, për padinë për të cilën pati raportuar Insajderi, Devolli kishte kërkuar, që t’i ndahen 100 mijë numrat e ri të kërkuar, duke përfshirë edhe numra shtesë bazuar në nevojat që dalin në të ardhmen.

    Devolli ka kërkuar që të obligohet “Telekomi i Kosovës”, që të jap shërbimin 3G dhe 4G për Z-Mobile si dhe të plotësojë kërkesa të reja, që mund të dalin në të ardhmen.

    Vala – Rreziku 44 milionësh nga padia e Z-Mobile

    Sipas dokumenteve Devolli pretendonte se “Telekomi i Kosovës”, e ka dëmtuar qëllimisht biznesin e tij, pavarësisht se ekzistonte një marrëveshje për operim si operator virtual mobil.

    Aty thuhet se Posta e Telekomi i Kosovës obligohej që të siguronte shërbime për Z-Mobile, duke përfshirë cilësinë e zërit e mesazheve, ofrimin e shërbimit 3G dhe 4G si dhe të ndajë dhe numra mobil.

    “I padituri (Telekomi i Kosovës) refuzoi të sigurojë për paditësin (Z-Mobile) Sim Kartela, numra mobil, e la paditësin jashtë shërbimit 3G dhe 4G, dhe drastikisht reduktojë kualitetin e shërbimeve vetëm për konsumatorët e Z-Mobile”, thuhet në padi për të cilën pati raportuar edhe Insajderi.

    Kompania e Blerim Devollit pretendonte se gjatë periudhës tri vjeçare, nga viti 2011 deri më2014 ishte dëmtuar në vlerë prej 2 milionë e 670 mijë eurosh, vetëm nga refuzimi i PTK-së për të ndarë Sim Kartela për “Z-Mobile”, shkruan Gazeta Fjala.

    Ndërkaq për 2 milionë  e 135 mijë euro tjera është dëmtuar vetëm nga refuzimi i PTK-së për ta pajisur kompaninë Z-Mobile me numra të rinj.

    “Për refuzimin e numrave të rinj, marrëveshja , neni 2.4.1, parasheh dëmin ditor pre 5 mijë eurove në rast të vonesës së ndarjes së numrave të rinj për Z-Mobile.  Prej vendimit të ART-së, të datës 28 nëntor 2014, që lejonte numra të rinj për Z-Mobile, e që Vala nuk ia ka dhënë, dëmi llogaritet 2 milionë e 135 mijë euro”, thuhet në padi.

    Kurse për shkak të mosdhënies së shërbimeve 3G dhe 4G, Z-Mobile pretendon se është dëmtuar në vlerë prej 2 milionë e 45 mijë eurosh.

    Kompania e Blerim Devollit kërkonte që “Telekomi i Kosovës”, të paguajë për dëmet e likuiduara që në total kapin shifrën e 6 milionë e 850 mijë euro.

    Përfshirë këto dëme në vlerë prej mbi 14 milionë eurosh si  dhe dëmet biznesore, kompania “Z-Mobile” llogarit se dëmi total kap vlerën e 44 milionë e 408 mijë eurove.

    Po ashtu, “Z-Mobile”,  kërkon që t’i ndahet sasia e kërkuar e Sim Kartelave ( 50 mijë) si dhe më pas t’i ndahen të tjera,  bazuar në nevojat që dalin në të ardhmen.

    Ndërkaq për 2 milionë  e 135 mijë euro tjera është dëmtuar vetëm nga refuzimi i PTK-së për ta pajisur kompaninë Z-Mobile me numra të rinj.

    “Për refuzimin e numrave të rinj, marrëveshja , neni 2.4.1, parasheh dëmin ditor pre 5 mijë eurove në rast të vonesës së ndarjes së numrave të rinj për Z-Mobile. Prej vendimit të ART-së, të datës 28 nëntor 2014, që lejonte numra të rinj për Z-Mobile, e që Vala nuk ia ka dhënë, dëmi llogaritet 2 milionë e 135 mijë euro”, thuhet në padi.

    Kurse për shkak të mosdhënies së shërbimeve 3G dhe 4G, Z-Mobile pretendon se është dëmtuar në vlerë prej 2 milionë e 45 mijë eurosh.

    Kompania e Blerim Devollit kërkonte që “Telekomi i Kosovës”, të paguajë për dëmet e likuiduara që në total kapin shifrën e 6 milionë e 850 mijë euro.

    Përfshirë këto dëme në vlerë prej mbi 14 milionë eurosh si  dhe dëmet biznesore, kompania “Z-Mobile” llogarit se dëmi total kap vlerën e 44 milionë e 408 mijë eurove.

    Po ashtu, “Z-Mobile”,  kërkon që t’i ndahet sasia e kërkuar e Sim Kartelave ( 50 mijë) si dhe më pas t’i ndahen të tjera, bazuar në nevojat që dalin në të ardhmen. /Insajderi.com

    Lidhjet e Blerim Devollit shtrihen deri në Karaibe


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark