×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Historia e Pavarësisë: Ai që e shpalli ndodhet në Hagë, dhe ai që e kundërshtoi pritet të bëhet kryeministër

    Insajderi
    17 February 2021 - 22:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot janë mbushur plot 13-vjet që kur Kosova u shpall shteti i Pavarur dhe Demokratik.

    Po në këtë ditë, 13 vite me parë ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi lexoi deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, shkruan Insajderi.

    “Ne udhëheqësit e popullit tonë të zgjedhur në mënyrë demokratike nëpërmejt kësaj deklarate shpallim Kosovën shtet të Pavarur dhe Demokratik”, kishte thënë Thaçi atëkohë.

    Nën duartrokitjen ndaj këtyre fjalëve, Thaçi shpalli Kosovën shtet te pavaruar.

    Por, në këtë përvjetor të Pavarësisë, Thaçi së bashku me bashkëluftëtarët e tjerë mungojnë.

    Kjo pasi më 5 nëntor të vitit të kaluar ai u ftua nga Gjykata Speciale në Hagë, si i dyshuar për krime lufte.

    Kurse, tani Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pritet të bëhet kryeminstër i Kosovës.

    Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës Kurti e kishte kundështuar në vazhdimësi me protesta. E  një nga protestat më të përgjakshme që Kurti e kishte organizuar dhe i printe asaj, ishte ajo e vitit 2007.

    Ai asakohe protestonte kundër pakos së Ahtisarit për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe statusin e saj.

    Kurti akuzoi anëtarët e ekipit negociues të Kosovës se nuk po e flasin të vërtetën duke e paraqitur pakon e Ahtisaarit si të favorshme.

    Në protestën e organizuar nga kjo lëvizje, me 10 shkurt, gjatë përleshjeve me policinë, u vranë dy protestues dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

    Më 10 shkurt 2007, dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje Arben Xheladini dhe Mon Balaj mbetën të vdekur pasi u qëlluan me plumba goma nga policët rumunë të misionit të UNMIK-ut derisa po protestonin.

    Tre ditë para se Kosova të mbushë 13 vjetë shtet, Albin Kurti fitoi zgjedhjet parlamentare ku pritet ta marrë fronin e kryeministrit në dorë.

    Zgjedhjet e 14 shkurtit partin të cilën e drejton ai doli e para me 47.85 për qind. /GazetaInsajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark