×
Hulumtime/Analiza / Analiza

Historia e strukturave ilegale| Dy dekada pas luftës Serbia ende ka institucione në Kosovë

Insajderi
15 December 2020 - 11:39
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

InDoks| Visar Duriqi & Vranina Kelmendi

Fundi i viti 2020 nuk po shënon edhe fundin e strukturave paralele serbe në Kosovë, ani pse kanë kaluar tetë vite nga arritja e një marrëveshje mes Kosovë dhe Serbisë, për shuarjen e tyre në nivel vendi.

Qeveria e Serbisë në vazhdimësi ndan miliona euro për komunat me shumicë serbe, me një përqendrim në katër komunat veriore të Kosovës.

Brenda Republikës së Kosovës ka edhe plot institucione që financohen nga shteti serb e që operojnë ilegalisht e në mënyrë paralele brenda territorit të deklaruar sovran para 12 vitesh, komuna, qarqe, universitet.

Në to punojnë zyrtarë serbë, që njëkohësisht veprojnë edhe në institucionet kosovare.

InDoks në emisionin hulumtues të publikuar të shtunën, ka pasqyruar funksionimin e anës veriore në kuadër të strukturave paralele,  ani pse për shuarjen e tyre në vitin 2013 është arritur një marrëveshje Kosovë-Serbi.

InDoks ka gjetur se shteti serb përveç që financon strukturat ilegale, nuk ka përjashtuar financimin dhe integrimin e zyrtarëve që iu binden urdhërave të Beogradit, në sektorët e sigurisë në vend.

Një ndër ta është Sllavko Simiq i cili për pesë vjet ka drejtuar Listën Serbe, partinë politike që funksionon në Kosovë, por veprimet i koordionon me Beogradin zyrtar.

Simiq është edhe deputet i Republikës së Kosovës, brenda të cilit është edhe anëtar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë.

Ky një shembull tipik se si shteti kosovar ka lejuar që njerëz të lidhur me strukturat serbe të punojnë edhe në institcionet e shtetit.

Simiq poashtu është anëtar i këshillit në Fakultetin e Sporteve dhe Edukimit Fizik në veri.

Në Këshillin e Universitetit të Prishtinës në Mitrovicën e Veriut në fund të vitit të kaluar ishin emëruar edhe dikur Kryetari i Mitrovicës Veriore dhe presidenti i Listës Serbe, Goran Rakiq, kryetari i komunës së Graçanicës, Srdan Popoviq, ish- ministri i Administratës së Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, më vonë edhe deputet në Parlamentin e Kosovës, dhe president i organeve të përkohshme në Zveçan, Ivan Todosijeviq, si dhe nënkryetarja e Listës Serbe, Vinka Radosavljeviq.

Shteti serb në Kosovë madje ka krijuar edhe struktura paralele e ilegale edhe në sport. Federatën paralele të futbollit të Kosovës, e të cilën për një kohë e ka udhëhequr vet njëra nga figurat e botës së krimit në Veri, Millan Radojqiq. Emri i tij figuron në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Kosovës në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në vitin 2013, në kohën e Edita Tahirit, për shuarjen e ktyre strukturave dhe integrimin në institucione nuk ka reflektuar progres në Veri të Kosovës për ç’rrënjëosjen e strukutave ilegale serbe.

Të gjitha këto struktura paralele që ende funksionon në anë veriore të Mitrovicës, shqetësuese i ka paraparë, Fatmir Sheholli, i cili drejton Insitutin për Marrëdhënie Ndëretnike.

Fatmir Sheholli- Drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike

“Është mjaft shqetësuese për shembull përfshirja e tyre në komision parlamentar për AKI-në dhe besimi ndaj saj. Mirëpo ajo çka na shqetëson më shumë është pagesat që Serbia iu bën këtyre institucioneve, ajo i pagun rreth 40 mijë persona dhe ka një vijë buxhetor duke ndarë rreth 60 milionë në një vit për vendbanimet serbe”, ka thënë Sheholli.

Kurse eksperti i sigurisë, Abit Hoxha, ka thënë se marrëveshja mes Kosovë dhe Serbisë në vitin 2013 është e abuzuar, ajo nuk është zbatuar.

“Qëllimi i kësaj marrëveshje ëshët abuzuar në atë sinqeritetin në atë çka thuhet e jo çka është mendu prej palës serbe, pasi është nënshkruar për shuarjen e këtyre strukturave dhe integrimin  tyre ne sistemin kosovar. Ligësia e kësaj marrëveshje është tentimi i normalizimit kur përmes kësaj marrëveshje është tentu lojaliteti i dyfishtë”, ka thënë Hoxha.

Bashkim Cimili që mban pozitën zëvendëskryesues i Kuvendit të Mitrovicës së Veriut, komunës legale kosovare ka thënë se strukturat paralele nuk ka vetëm në Mitrovicën Veriore. Ai ka potencuar se ekzsitojnë edhe në Komunën e Skenderajt.

Bashkim Cimili- Zëvendës kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut

“Nuk ka vetëm në Veri të Kosovës, janë aktive edhe në brendësi të Kosovës, kemi në Graqanicë dhe në Skenderaj. Marrëveshja nuk është zbatu, faktori ndërkombëtar ka qenë një lloj garantuesi për respektimit nga ana e serbëve”, ka thënë Cimili./InsajderiInDoks/

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark