Insajderi
Lajme

Historike| Babë e bijë nga Peja zyrtarisht pjesë e Librit të Rekordeve Guinness

Insajderi
06 June 2025 - 17:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Historike| Babë e bijë nga Peja zyrtarisht pjesë e Librit të Rekordeve Guinness
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Është bërë zyrtare! Mrika dhe Arianit Nikçi janë tashmë pjesë e Librit të Rekordeve Guinness, si babë e bijë që kanë ngjitur më shpejt se kushdo tjetër shtatë majat më të larta të shtatë kontinenteve të botës – të njohura si Seven Summits.

Ata realizuan këtë sfidë të jashtëzakonshme për vetëm 1 vit e 202 ditë, nga 25 janari 2018 deri më 15 gusht 2019.

Ky rekord botëror konfirmon arritjen e jashtëzakonshme të dy alpinistëve shqiptarë, të cilët përbrenda kësaj kohe ngjitën majat më të larta të çdo kontinenti: Everest, Aconcagua, Denali, Kilimanjaro, Elbrus, Carstensz Pyramid dhe Vinson Massif.

Mrika Nikçi, përveç tjerash, u bë edhe femra më e re në botë që ka ngjitur të gjitha këto maja, ndërsa Arianit Nikçi udhëhoqi këtë rrugëtim si alpinist dhe si një baba i përkushtuar.

“Kjo është një mirënjohje për të gjithë ata që besuan në rrugëtimin tonë, dhe një mesazh për të rinjtë: vendosmëria dhe pasioni tejkalojnë çdo kufi”– u shpreh Mrika pas konfirmimit të rekordit.

“Ky nuk është thjesht një sukses personal, por një vlerësim për Kosovën dhe gjithë kombin shqiptar. Jemi krenarë që kemi ngritur lart flamurin tonë në shtatë majat më të larta të shtatë kontinenteve – dhe tashmë edhe në historinë e rekordeve botërore”, – shtoi Arianiti, shkruan Telegrafi, transmeton Insajderi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark