
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë historinë e Alban Devrishit, një qytetar shqiptar nga Tirana, i cili shërben në Marinën e ShBA-së.
Në njoftim, Ambasada amerikane tregon për Alban Devrishin, i cili do të marrë komandën e luftanijes amerikane, USS Pearl Harbor, në qershor të vitit 2025. Albani, i lindur në Tiranë dhe me origjinë nga një familje ushtarake, emigroi me prindërit e tij në Shtetet e Bashkuara 25 vjet më parë, për të ndjekur ëndrrën amerikane.
Devrishi shprehet i emocionuar dhe krenar për mundësinë që do të ketë të marrë komandën e USS Pearl Harbor. Ai theksoi se ky është një moment që e ka pritur gjatë gjithë jetës dhe e sheh si një nder të madh. “Kjo është kulmi i një karriere të mundimshme dhe mezi pres të përmbush këtë detyrë”, tha ai.