Hodaj i IPK: Policët e arrestuar sot dyshohet se morën ryshfet mbi 400 raste - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hodaj i IPK: Policët e arrestuar sot dyshohet se morën ryshfet mbi 400 raste

    Insajderi
    14 March 2022 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka thënë se zyrtarët policorë të cilët janë arrestuar sot dyshohen se janë të përfshirë në mbi 400 veprimtari kriminale të marrjes së ryshfetit e keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

    Hodaj para gazetarëve konfirmoi se janë arrestuar togerë, rreshterë e doganier.

    “IPK në kuadër të operacionit “Pika”, ka arrestuar 48 zyrtarë policorë duke përfshirë dy togerë policorë, 5 rreshterë si dhe dy zyrtarë doganorë. Që të gjithë të dyshuar për veprën penale ‘keqpërdorim i detyrës zyrtare’ dhe ‘marrje ryshfeti”, konfirmoi kryeshefi i IPK-së.

    “Nga realizimi i veprimeve hetimore nga hetuesit e IPK ekziston dyshimi i bazuar se të arrestuarit në këtë rast janë të involvuar me qindra herë apo mbi 400 veprimtari kriminale të marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”, u shpreh Hodaj.

    Ai bëri me dije se të arrestuarve iu është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orë dhe ndaj të njëjtëve është dhënë rekomandimi për suspendim nga detyra e punës./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark