×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kryeprokurori Lumezi e konfirmon: Janë arrestuar 50 zyrtarë të shteti, të tjerët janë në arrati

    Insajderi
    14 March 2022 - 15:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka dhënë detaje për aksionin e madh “Pika”, të realizuar sot, kundër krimit e korrupsionit në kufirin Kosovë-Shqipëri, shkruan Insajderi.

    Lumezi ka konfirmuar se deri tani janë arrestuar 50 persona teksa hetimet janë duke u zhvilluar ndaj 68 gjithsej.

    Kryeprokurori njoftojë se janë duke bashkëpunaur edhe me shtetin shqiptar për kapjen e të dyshuarve të tjerë.

    “Në moment të zbulimit të identiteti të kryeseve të veprave penale kemi nxjerr aktvendim për hetim të 68 personave, sot jeni njoftuar se janë arrestuar 50 zyrtarë shtetërorë, 48 nga Policia e Kosovës dhe dy nga shërbimi doganor i Kosovës”, ka thënë Lumezi përcjell Insajderi.

    “Ndërsa persona tjerë ndaj të cilëve është nxjerr aktvendimi për hetime, janë në arrati disa shtetas të Republikës së Kosovës dhe jemi duke bashkëpunuar edhe me Shqipërinë, për të siguruar provat”, deklaroi Lumezi.

    “Sot janë arrestu 50 persona dhe nga ata persona janë konfiskuar telefonat mobil, të cilët janë shfrytëzuar, të cilët do të na shërbejnë më vonë në procedurë penale”, tha kryeprokurori.

    Lumezi e cilësoi aksionin “Pika”, si njërin ndër aksionet më të suksesshme në Republikën e Kosovës.

    Kryeprokurori i Shtetit, Lumezi bëri me dije se aksioni është zhvilluar pas një hetimi që ka zgjatur një vit.

    “Dy prokurë kanë qenë të angazhuar në hetime, gjatë fazës së hetimeve kemi përdorur shumë mjete të hetimit dhe vëzhgimit të fshehtë që të sigurojmë prova të mjaftueshme se ata po marrin ryshfet në pikat doganore”, tha ai para mediave.

    “Nuk do të lejojmë asnjë zyrtar shtetëror të jetë mbi ligjin”, tha Lumezi./GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark