×
  • Sport
  • Euro 2020

    Holanda e mposht Maqedoninë e Veriut

    Insajderi
    21 June 2021 - 20:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kampioni evropian nga viti 1988 dhe njëheri ndër kombëtaret favorite për ngadhënjimin në kompeticionin “Euro 2020”, Holanda, ka mposhtur Maqedoninë  e Veriut me rezultat 3-0, duke bërë këta të fundit të përshëndeten nga gara pa asnjë pikë, shkruan Insporti.

    Në minutat e para të ndeshjes, Ivan Trickovski e futi topin në rrjetë, por goli u anulua për pozitë jashtë loje. Më vonë, një goditje e fuqishme e Aleksandar Trajkovskit u ndal në shtyllën e portës kundërshtare.

    Nuk zgjati shumë dhe rezultati u zhbllokua. Golin e vetëm në fraksionin e parë e shënoi Memphis Depay (24’), pas asistimit nga Donyell Malen.

    Georginio Wijnaldum e dyfishoi epërsinë në gjysmën e dytë (51’) nga afërsia, pas një asistimi të Depay.

    Edhe goli i tretë i Tulipanëve erdhi nga dyshja e përmendur. Portieri Stole Dimitrievski mbrojti goditjen e Memphis, por aty ishte Wijnaldum për ta futur topin në rrjetë (58’).

    Ndryshe, Maqedonia e Veriut këtë edicion u kualifikua për herë të parë në një Kampionat Evropian.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark