Presidenti i Francës, François Hollande ka thënë se ka edhe shumë punë për t’u bërë për të arritur një marrëveshje në samitin e Bashkimit Evropian për ta mbajtur Britaninë në BE, raporton reuters
Në një përpjekje të fundit për ta mbështetur Evropën para samitit në Bruksel, i cili mund të ndikojë që britanikët të votojnë në referendum të mbesin apo të largohen nga BE-ja, Cameron dhe Hollande për një orë do të takojnë anëtarët e ndryshëm të Parlamentit Evropian gjatë ditës së enjte.
“Ka një vullnet politik që të kondkludohet në Bruksel. Ka ende shumë punë për t’u bërë, veçanërisht në udhëheqjen me ekonominë”, ka thënë François Hollande, raporton Insajderi
Franca po kërkon që të limitojë të drejtat e Britanisë që të ndërhyjë në ndonjërin prej vendimeve të Eurozonës dhe të sigurohet që ajo të lejojë integrimin e mëtutjeshëm të zonës, ka thënë një burim diplomatik./Insajderi.com