Presidenti francez François Hollande tha se ata që qëndrojnë pas “krimeve të luftës”, të kryera në qytetin sirian të Halepit do japin llogari për veprimet e tyre para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, raporton Anadolu Agency.
“Popullata e Halepit është viktimë e krimeve të luftës. Kryerësit e tyre do të përgjigjen para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, tha presidenti francez, në një intervistë për televizionin francez TF1, i cili do të transmetohet të hënën në mbrëmje.