Ngjarjet tragjike të Tropojës së viteve 1990-2000 do të sillen shumë shpejt në një film me 4 seri të titulluar, “Haklaj”.
Filmi i Hollywood do të ketë si protagonist Fatmir Haklajn dhe familjen e tij, ndërsa roli kryesor në këtë film, ai i Fatmirit, do të luhet nga doktor Jurgen Malaj.
Ky i fundit ka një ngjashmëri të madhe me Fatmir Haklajn dhe kjo është vërtetuar edhe nga programi kompjuterik Antropologie FHN, që përdoret nga Interpol për raste të veçanta. Sipas programit, ngjashmëria fizike e Fatmirit dhe doktor Jurgenit rezulton në masën rreth 86%.
Në këto katër seri pritet të tregohet realiteti i hidhur shqiptar i atyre viteve, si dhe lufta e përgjakshme për hakmarrje ndërmjet fiseve shqiptare, e nxitur nga politika.
Vëllezërit Haklaj
Doktor Jurgen Malaj bën pjesë në bashkësinë e njerëzve më të besuar dhe më me ndikim të SHBA në kontinentin Evropian. Ai shihet si një lider dhe personalitet i së ardhmes, ku natyrisht spikat kultura e tij e gjerë perëndimore; gjithashtu doktori shquhet për inteligjencën, aftësitë e tij organizative dhe komunikative, si dhe për aktivitetin e tij politik dhe atdhetar kudo në botë.
Doktor Jurgen Malaj ka qenë qysh herët aktiv ku fillimisht si student ka qenë Kryetar i Aleanca Kombëtare e Studentëve Elitë, deri më sot si Kryetar i organizatës ndërkombëtare Ëorld Albanian Congress.
Jurgen Malaj
Kjo është edhe arsyeja kryesore pse Hollywood dhe pala shqiptare në projekt, këmbëngul për pjesëmarrjen në film të Jurgen Malaj, për shkak se figura e tij e fuqishme, ndërkombëtare dhe tepër e kompletuar në çdo aspekt, krijon premisa për një film tepër të suksesshëm.
Interesi i shqiptarëve për këtë film është i madh për shkak të mbindjeshmërisë që ende ka si histori, ngjarja tragjike e gjakmarrjes në Bajram Currin e viteve ‘90 dhe jo vetëm.