×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Homazhe pa Kurtin, Hovenier: Iu bashkova presidentes Osmani për t’i kujtuar ata që bënë sakrificën e fundit

    Insajderi
    24 March 2024 - 11:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier sot bashkë me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, si dhe ambasadorë të shteteve të tjera, kanë bërë homazhe te memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s.

    Përmes një njoftimi të lëshuar nga ambasada amerikane, Hovenier ka thënë se iu ka bashkëngjitur Osmanit për t’i përkujtuar edhe dy shefa të urdhrit të Ushtrisë Amerikane.

    “Sot iu bashkova presidentes Vjosa Osmani te memoriali për ushtarët e rënë të NATO-s. Përkujtojmë dhe nderojmë pjesëtarët shërbyes të guximshëm që bënë sakrificën e fundit, përfshirë këtu edhe Shefat e Urdhrit të Ushtrisë Amerikane, David Gibbs dhe Kevin Reichert”, ka thënë ai.

    Pjesëmarrës në homazhe nga krerët shtetërorë ishte vetëm Osmani, por jo edhe kryeministri Kurti. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark