Para arkivolit të Astrit Deharit, para Teatrit Kombëtarë të Kosovës, mijëra qytetarë, drejtues e aktivistë të Vetëvendosjes, miq e shokë janë duke i dhënë lamtumirën e fundit.
Prindërit e Astritit janë duke qëndruar para arkivolit të birit të tyre bashkë me Visar Ymerin, Shpend Ahmetin dhe Albin Kurti.
Mijëra pjesëmarrës ishin nisur nga Biblioteka Kombëtare, në marshin protestues në nderim të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, i cili vdiq të shtunën në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Varrimi i Deharit do të bëhet sot në ora 14:00 në varrezat e fshatit Zllatar afër Matiqanit. /Insajderi.com
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/GOInsajderi/videos/2118478861711266/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]