Insajderi
Biznes

Honda zhvillon airbag-un novator

Insajderi
26 August 2019 - 12:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prodhuesi japonez është duke punuar në një lloj të ri të airbag për t’u ofruar pasagjerëve mbrojtje më të mirë në rast të përplasjes frontale.

Airbagu i ri i Honda është krijuar posaçërisht për të mbrojtur më mirë udhëtarët  kur gjatë një përplasje frontale me një automjet tjetër ose pengesë fikse, ndodh në një kënd të caktuar në boshtin e makinës.

Në krahasim me airbagët klasikë, kjo ka edhe bashkëngjitje anësore që mbron kokën e pasagjerit nga lëvizjet sekondare të padëshiruara majtas-djathtas pas një kontakti fillestar me jastëkun e ajrit dhe parandalon dëmtimet e rrezikshme që mund të ndodhin nëse koka rrëshqet nga airbag.

Ndërtimi i këtij airbag-u në Honda është krahasuar me dorezën e një lojtari të bejsbollit me të cilin ai kap topin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark