Hong Kongu ka 20 vite që proteston kundër qeverisjes kineze, por sa kanë ndryshuar gjërat në të vërtetë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Hong Kongu ka 20 vite që proteston kundër qeverisjes kineze, por sa kanë ndryshuar gjërat në të vërtetë

    Insajderi
    02 July 2017 - 19:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në Hong Kong u zhvillua protesta e përvitshme nga banorë dhe aktivistë që kundërshtojnë sovranitetin kinez mbi këtë qytet. Protesta u organizua në 20 vjetorin e kalimit të Hong Kongut nga qeverisja britanike nën sovranitetin e Kinës. Nën temperaturat e larta, mijëra vetë marshuan duke filluar nga qendra e qytetit. Protestuesit hidhnin parulla kundër udhëheqjes kineze dhe asaj të Hong Kongut.

    Po sot udhëheqësja e re e Hong Kongut, Carrie Lam bëri betimin para Presidentit të Kinës Xi Jinping. Flamujt e Kinës dhe Hong Kongut u ngritën me rastin e inaugurimit të shefes së re ekzekutive, në ceremoninë e zhvilluar pranë Portit Victoria, ku në 1997 guvernatori britanik i dorëzoi zyrtarisht Kinës autoritetin mbi qytetin e Hong Kongut.

    Zonja Lam mori detyrën sot për t’i shërbyer Kinës dhe Hong Kongut në rolin e saj si shefe ekzekutive. Ajo u zgjodh në post nga më pak se 1% e votuesve të regjistruar në Hong Kong, në një proces që u kritikua ashpër nga aktivistët si i padrejtë.

    Përgatitjet për ceremoninë e sotme janë shoqëruar me masa të forta sigurie.

    Britania ia riktheu Kinës Hong Kongun më 1 korrik, 1997, nën formulën “një vend, dy sisteme” që do t’u lejonte banorëve të këtij qyteti të drejta shumë më të gjera se qytetarëve të tjerë kinezë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark