Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se është arrestuar një person në Pejë, përcjell Insajderi.
I njejti kishte hequr shiritin e ndalimit të punës të vendosur nga inspektorati komunal.
Sipas raportit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar dyshuari mashkull kosovar pasi kishte hequr shiritat për ndalim të punës të vendosur nga inspektorati komunal. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.