×
Astrologji

Horoskopi për ditën e mërkurë, 26 tetor 2022

Insajderi
25 October 2022 - 22:55
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Dashi: Këtë të mërkurë dhe të nesërmen e enjte, pak maturi nuk është gjë e keqe. Me Akrepin mund të lindin probleme në dashuri. Situata në spektrin e punës sjell diçka të mirë.

Demi: Ka konfuzion në ajër, për një deklaratë të thënë keq ndaj ka rrezik për një sherr të kotë. Jeta ju shtyn të krijoni përvoja të reja edhe në nivel pune.

Binjakët: Ditët në vijim janë interesante, ka edhe një ngarkesë të mirë sensualiteti. Në nivel biznesi, është më mirë nëse e shqyrtoni mirë situatën.

Gaforrja: Këtë të mërkurë jeni më energjikë. Përfitoni nga ky moment në dashuri. Investimet dhe manovrat financiare duhet të kryhen vetëm me këshillën e një eksperti.

Luani: Ka ditë që duhet të distancoheni nga gjithçka. Kjo e mërkurë 26 është një nga ato ditë. Humori juaj është i paqëndrueshëm edhe në punë, përpiquni të jeni të kujdesshëm.

Virgjëresha: Nëse marrëdhënia juaj në çift nuk po shkon mirë, kjo periudhë mund të përdoret për të kuptuar se cilat janë arsyet e trazirave të caktuara. Ata që gjenden në një aktivitet sipërmarrës duan të ndryshojnë vendin e punës.

Peshorja: Kjo e mërkurë është një ditë interesante,  ndërsa një tjetër moment i favorshëm për dashurinë do të jetë dita e premte. Pak axhitim në punë, por është normale kur keni shumë ide të mira.

Akrepi: Edhe pas një ndarjeje do të jetë e mundur të përjetoni diçka të mirë. Keni një kapacitet të madh për veprim në punë.

Shigjetari: Situata është pozitive në dashuri dhe Hëna është në favor të shenjës tuaj. Nëse jeni në krizë, mos mendoni për të kaluarën, por shikoni të ardhmen edhe në punë.

Bricjapi: Keni mundësi të shkëlqyera për të gjetur dashurinë, sigurisht që gjërat kanë ndryshuar që nga fillimi i muajit. Në punë dëshironi të ndryshoni gjithçka.

Ujori: Kjo e mërkurë 26 është një ditë paksa e çuditshme, duket se gjithçka po shkon keq ndaj bëni kujdes për të mos krijuar tensione të panevojshme në dashuri. Ditë e lodhshme edhe në punë.

Peshqit: Një fazë interesante është rikthyer në sferën e dashurisë, ju rekomandoj atyre që janë vetëm të rikthehen në lojë. Në punë duket se duhen energji të mëdha e të forta.

OP-ED
Nga Rubrika
Astrologji
25 April 2024

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark