Hoteli më i madh në botë që s’u shfrytëzua kurrë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Hoteli më i madh në botë që s’u shfrytëzua kurrë

    Insajderi
    15 May 2017 - 08:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në ishullin gjerman të Rugen-it në detin Balltik ndodhet një nga hotelet më të mëdhenj në botë, i cili është thuajse 3 kilometër i gjatë.

    Ky hotel ka plot 10 mijë dhoma dhe të gjitha janë me pamje nga deti. Megjithëse ky hotel është kaq i madh, në fakt në të nuk ka jetuar kurrë asnjë njeri.

    Kjo pasi ai u ndërtua me urdhër të Hitlerit nga viti 1936-1939. Por më pas nuk u mbarua për shkak të fillimit të Luftës së Dytë Botërore dhe hoteli kaloi në plan të dytë.

    Në ato kohë hotel “Prora” po ndërtohej nga 9 mijë punëtorë, por tani ai ka ngelur kështu duke mos u shfrytëzuar asnjë ambient i tij, as dhomat, kinematë, teatrot apo pishinat, madje flitet që të gjithë punëtorët që kanë punuar këtu janë vrarë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark