Hoti akuzon ministrin Murati: Po merr kredi për ndihma sociale – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Hoti akuzon ministrin Murati: Po merr kredi për ndihma sociale

    Insajderi
    06 April 2022 - 12:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar tri marrëveshje ndërkombëtare.

    Dy prej tyre kanë të bëjnë me marrjen e një kredie për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në rajonin e Mitrovicës në vlerë prej mbi 30 milionë euro, ndërsa e treta marrëveshja për reformimin e ndihmës sociale, e cila u rikthye për miratim pasi u rrëzua muaj më parë në Kuvend.

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se kjo kredi 47 milionëshe ka për qëllim reformimin e skemave sociale.

    Mirëpo sërish kritik ndaj kësaj kredie u shpreh, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

    “Marrëveshja është e njëjtë, nuk do të rritet asistenca sociale, ne nuk kemi hyrë në kredi asnjëherë për ndihma sociale. Çfarë ministri i Financave je kur kërkon kredi për ndihma sociale”, tha ai, transmeton ksp.

    Nga ana tjetër, deputeti i PDK-së, Ferat Shala kërkoi nga ministri që kreditë e buta mos të ridestinohen në projekte të tjera.

    Siç tha ai, ka ndodhur në qeverinë Kurti I, kur kreditë e buta janë ridestinuar në shkollimin e personave të caktuar dhe asambletë kulturore në Dubai.

    Krahas këtyre, Komisioni miratoi edhe plotësim-ndryshimet në Projektligjin për themelimin e fondit për garanci kreditore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark