Hoti: BE-ja i bllokon 295 milionë euro, Kurti e pranon Asociacionin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: BE-ja i bllokon 295 milionë euro, Kurti e pranon Asociacionin

    Insajderi
    22 November 2023 - 15:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, shprehet se 295 milionë euro është vlera e projekteve të bllokuara për shkak të masave që ka vendosur BE-ja ndaj Kosovës.

    Në llogarinë e tij në Facebook, ai shton se në anën tjetër, Kurti ka pranuar ta formojë asociacionin.

    “Ja në çfarë ka rezultuar strategjia e Qeverisë Kurti në dialog me Serbinë: edhe masa ndëshkuese, edhe formim i asociacionit”, shkroi Hoti, duke radhitur, sipas tij, disa nga projektet e bllokuara:

    • 92 mil euro:  rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimeve të Prishtinës

    • 9.95 mil euro:  menaxhimi i mbeturinave dhe ekonomisë rrethore

    • 9 mil euro:  menaxhimi i integruar ndërkomunal i mbeturinave në rajonin e Dukagjinit

    • 7.2 mil euro:  përmirësimi i rrjetit të transmisionit, faza VII

    • 7 mil euro:  mbështetja e institucioneve të ndryshme për t’iu qasur politikave dhe legjislacionit me standardet e BE-së si dhe zbatimi i marrëveshjeve nga dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    • 6 mil euro:  mbështetja e kthimit të komuniteteve dhe ri-integrimi i tyre në shoqëri

    • 3 mil euro:  efikasiteti energjetik në ndërtesat publike në komuna

    • 3 mil euro:  qasje e barabartë e vajzave dhe djemve romë, ashkali dhe egjiptianë në arsimin para fillor, fillor dhe të mesëm

    • 2.5 mil euro:  përmirësimi i përfshirjes sociale për gratë dhe burrat nga komunitetet jo-shumicë në Kosovë

    • 2 mil euro:  rrjeti për grumbullimin e kanalizimeve dhe ujërave të stuhisë në Prishtinë

    • 1 mil euro:  programe të vullnetarizmit për të rinjtë dhe të rejat.

    • 0.8 mil euro:  përkrahja e profesioneve juridike

    • 0.35 mil euro:  studimi i fizibilitetit për impiantin e ujërave të zeza në Ferizaj

    • 0.35 mil euro:  studimi i fizibilitetit për impiantin e ujërave të zeza në Podujevë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark