Insajderi
Lajme

Hoti – Kurtit: Po i normalizon strukturat paralele, nuk duhet të pranohet vendosja e një ‘status quo’-je

Insajderi
14 March 2026 - 18:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hoti – Kurtit: Po i normalizon strukturat paralele, nuk duhet të pranohet vendosja e një ‘status quo’-je
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Avdullah Hoti, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka reaguar Qeverisë Kurti lidhur implementimin e Ligjit për të Huajt.

Ai tha se kryeministri Albin Kurti tani detyrohet të merret me normalizim të funksionimit të strukturave paralele, pas disa vitesh sanksionesh nga Bashkimi Evropian.

‘’Tash, pas disa vitesh sanksionesh nga BE-ja dhe kritikash nga aleatët e tjerë, Kurti detyrohet të merret me normalizimin e funksionimit të strukturave paralele. Kosova sigurisht se duhet të jetë e gatshme për dialog me fqinjin verior, gjithmonë me ndërmjetësimin e aleatëve. Por askush nuk ka të drejtë të pranojë zgjidhje, edhe pse mund të duken teknike, që normalizojnë funksionimin e strukturave paralele. Nuk duhet të pranohet vendosja e një ‘status quo’-je.’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Qeveria e Kosovës sot ka pranuar të lëshojë leje të përkohshme qëndrimi për 12 muaj për pjesëtarët e komunitetit serb, që nuk kanë dokumente të Kosovës, dhe t’i njohë kartat e identitetit të lëshuara nga autoritetet serbe- hapa këto që i zbusin pasojat e zbatimit të plotë të Ligjit për të huajt dhe për automjetet, që hyn në fuqi në 15 mars.

Sipas legjislacionit në fjalë, personat që nuk janë të pajisur me dokumente të Kosovës, do të duhet të marrin leje qëndrimi, ndërsa automjetet me targa të huaja nuk do të mund të qarkullojnë në rrugët e vendit për më shumë se tre muaj, ose në bazë të autorizimit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark