Deputeti i LDK-së, Abdullah Hoti, thotë se ky pushtet e ka humbur rrugën dhe duhet larguar sa më parë.
Hoti, ka reaguar ndaj asaj çka tha ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë, Rozeta Hajdari, në një konferencë për shtyp pak ma herët.
“Me rezervat shtetërore është bërë pazar nga persona privat (sipas deklarimit në media). Ndërkaq, Ministrja sot e ka hallin se zyrtarët policorë, të cilët sot i kanë konfiskuar materialet nga Ministria, nuk kanë certifikatë të sigurisë për qasje në dokumentacion për rezervat shtetërore ”, ka shkruar Hoti.