Hoti: Në çdo garë politike, përgjegjësia për rezultatin zgjedhor nis nga zyrtari i parë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Në çdo garë politike, përgjegjësia për rezultatin zgjedhor nis nga zyrtari i parë

    Insajderi
    11 April 2025 - 22:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se pas katër vitesh në opozitë, rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit për ta nuk është i kënaqshëm.

    Hoti tha se ajo [përgjegjësia] nis nga zyrtari i parë i LDK-së në kontakt me qytetarë e deri te kreu i partisë, për të cilin tha se është përgjegjësi kryesor.

    “Në çdo garë politike, përgjegjësia për rezultatin zgjedhor nis nga zyrtari i parë i LDK-së në kontakt me qytetarë, që është anëtari i Kryesisë së Nëndegës në lagje të qyteteve e në fshatra, e përfundon tek Kryetari i LDK-së si përgjegjësi kryesor”.

    “Ne i kemi dhënë autorizime të plota Kryetarit të LDK-së për të organizuar partinë që nga viti 2021 e këndej. I kemi dhënë besimin dhe mbështetjen e plotë për vendimet e tij në funksion të përgatitjeve për këto zgjedhje. Kur jepet besimi i plotë, kërkohet edhe përgjegjësi e plotë”.

    “Rezultati zgjedhor na ka treguar se ndryshimet që bëmë në LDK në 2021, pastaj zgjedhjet partiake në 2023, opozita 4-vjeçare në Kuvendin e Kosovës, si dhe programi e fushata zgjedhore e këtij viti nuk i kanë bindur qytetarët të na kthejnë besimi. Ne tani e ndjejmë përgjegjësinë për këtë rezultat zgjedhor, dhe natyrshëm kërkojmë debat veprim, siç kemi vepruar edhe në vitin 2021”, tha Hoti për Nacionale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark